Shpërthime të fuqishme në qendër të Kajros, të paktën 6 të plagosur

20/08/2015 00:00

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në orët e para të së enjtes pranë një ndërtese të sigurisë shtetërore në Kajro.

Në raportimet e para të medias shtetërore egjiptiane thuhet se të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona që kanë humbur jetën.

Shpërthimi i parë i fuqishëm ka ndodhur pak pas mesnate, ndërsa është dëgjuar thuajse në të gjithë kryeqytetin egjiptian.

Deri tani asnjë prej grupeve terroriste nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmeve të së enjtes.

“Reuters” raporton se disa automjete janë përfshirë nga flakët, ndërsa shpërthimi i parë ka shkaktuar edhe një krater gjigand pranë ndërtesës. 

Sulmet e fundit vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti i Egjiptit, Abdul Fatah al-Sisi miratoi ligjet e reja kundër terrorizmit, me synimin për të luftuar xhihadistët, të cilët i kanë shtuar ndjeshëm sulmet gjatë muajve të fundit, kryesisht në gadishullin e Sinait.

Top Channel