Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut, predha njëra-tjetrës

20/08/2015 00:00

Korea e Veriut ka lëshuar një predhë drejt Koresë së Jugut. Lajmin e bën të ditur CNN, që bazohet në një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Kundërpëgjigja e koreanojugorëve nuk ka vonuar, pasi mësohet që drejt zonës nga erdhi predha koreanoveriore, u lëshuan 12 “predha jugore”.

Në javët e fundit është rritur shumë tensioni në Gadishullin Korean, pasi dy ushtarë koreanojugorë u plagosën rëndë nga disa mina të vendosura në një zonë joushtarake.

Korea e Jugut akuzoi Korenë e Veriut për vendosjen e minave, por kjo akuzë nuk është pranuar nga veriorët.

Top Channel