Përplasen dy aeroplanë në Sllovaki, vdesin 7 parashutistë

20/08/2015 00:00

Dy aeroplanë të cilët po bënin prova për një spektakël fluturimi në Sllovaki janë përplasur në ajër, duke vraë 7 persona, të gjithë parashutistë në bord.

Kështu bën të ditur zëdhënësja e ekipeve të shpëtimit, Zuzana Farkasova.

Sipas një zyrtari të qeverisë sllovake që po heton incidentin, në bordin e aeroplanëve ishin 40 parashutistë. Pjesa më e madhe e tyre shpëtuan pasi arritën të hidheshin nga aeroplanët pak para incidentit. Përplasja në ajër ndodhi pranë fshatit Cerveny Kamen, 32 km nga kryeqyteti Bratislavë. Në vendngjarje, jo shumë larg kufirit me Çekinë, u dërguan tre helikopterë dhe ndihma e shpejtë.

Top Channel