E lë i dashuri me mesazh, shtrihet në rrugë e bërtet për 90 minuta

20/08/2015 00:00

Të lësh të dashurën me mesazh nuk është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund marrëdhënies, por edhe të reagosh duke u shtrirë në tokë e duke ulëritur nuk është gjëja më e mirë që mund të bësh pasi të kanë lënë.

Një vajzë në Hong Kong vendosi të shtrihej sa gjatë-gjerë në rrugë dhe të bënte si fëmijë për 90 minuta me radhë.

Videoja tregon njerëz që mundohen ta qetësojnë vajzën, por që largohen shpejt nga kjo vajzë e pangushëllueshme. Vetëm ndërhyrja e paramjekësorëve bëri që 24-vjeçarja të qetësohej pasi u vendos në barrelë.

Top Channel