Spa, pista e preferuar e tifozëve të Formulës 1

20/08/2015 00:00

Pista belge e Spa Francorchamps është më e preferuara nga tifozët e Formulës 1. Ky është përfundimi i një sondazhi të kryer nga Autosport që pyeti rreth 36 mijë persona.

Nga mbyllja e anketimit rezultoi se 36% e tyre mendojnë se gara e Belgjikës, aty ku do të zhvillohet prova e radhës e Botërorit të Formulës 1, është ajo që u pëlqen më shumë.

Në pistën e Spa kanë lënë gjurmët e tyre emrat më të mëdhenj të këtij sporti. Michael Shumacher është padyshim ai që ka shënuar më shumë suksese në Belgjikë, 6 të tilla, i ndjekur nga Ayrton Senna me 5 e Jimi Clarc e Kimi Raikkonen me 4 fitore.

Në sondazhin e kryer nga Autosport, 14.3% e të anketuarve kanë deklaruar se preferojnë pistën e Monakosë, 8.9% pëlqejnë më shumë atë të Kanadasë e Britanisë së Madhe dhe vetëm 6.9% e të pyeturve kanë deklaruar se duan më shumë të shohin garën e Italisë.

Top Channel