Si të shpëtoni martesën tuaj, sipas Fox News

20/08/2015 00:00

Gratë duhet të rikthehen në kuzhinë dhe të gatuajnë “atë dreq sanduiçi”, nëse duan një martesë të qëndrueshme dhe të lumtur. Kështu është shprehur analistja politike e “Fox News”, Andrea Tantaros, në programin mjaft popullor në Amerikë, “Outnumbered”.

Një grup analistësh komentuan mbi një raport të publikuar së fundmi se republikanët janë më të lumtur dhe më të qëndrueshëm se demokratët.

Tantaros thotë se “vlerat tradicionale” të strukturës familjare, si në disa shtëpi republikane, janë kyçi i një martese të lumtur.

Duke iu referuar një artikulli të “Glamour”, e cila këshillon femrat të “bëjnë një sanduiç për burrin” pas marrëdhënieve seksuale, Tantaros argumenton: “Kjo nuk do të thotë t’i kthejmë gratë pas në vitet ’50, por është një ëmbëlsi”.

Zgjidhja e saj për femrat progresive për të mbrojtur martesën e tyre është që të bëjnë një sanduiç apo çfarëdo që i hahet bashkëshortit, pasi kjo është një simbol respekti.

“U kryqëzova nga feministët, pjesa e madhe të cilëve vijnë nga bloget liberale. Dhe mendova “Cila është alternativa?”. Dua të them, femra, nëse doni të luftoni me mua gjithë ditën, duke qënë kundër anës së ëmbëlsisë dhe respektit për personin që dashuroni, diheni se unë do të luftoj gjithë ditën”, ka thënë Tantaros.

Top Channel