Ndalon shoferin se kaloi me të kuqe… por polici ndihmon në lindjen e një vajze

20/08/2015 00:00

Në timonin e një automjeti që ecte me të gjithë shpejtësinë, duke mos respektuar as të kuqen e semaforit, nuk ishte një shofer i çmendur por një baba, gruaja e të cilit po lindte fëmijën në makinë. Por ai megjithatë u detyrua të ndalojë para policisë.

Agjentit të policisë Anthony Reynolds iu desh të ndihmonte në lindjen e vajzës. Pamjet janë filmuar nga kamera e makinës së patrullës së policisë, ndërsa audio nga mikrofoni në trup i agjentit.

Ambulanca erdhi kur nga makina dëgjoheshin të qarat e para të fëmijës. Lindi një vajzë e bukur që është shumë mirë, bashkë me të ëmën, falë ndihmës së çmuar të policit. Familja shprehu mirënjohjen e saj për mënyrë se si polici Reynolds kreu detyrën e tij, dhe i ka dërguar një letër deparatamentit për mirënjohjen e dy prindërve të rinj.

Top Channel