Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në SHBA

20/08/2015 00:00

Ish-ministrja kosovare e Integrimit Europian, në Qeverinë e kaluar të Hashim Thaçit, Vlora Çitaku emërohet ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, dhe këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu.

Çitaku ndodhet aktualisht në Nju Jork, me detyrën të konsulles së përgjithshme. Ajo është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA, që nga shpallja e Pavarësisë, dhe pason ambasadorin aktual, Akan Ismajlin.

Sa i përket karrierës politike, Çitaku është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Nga radhët e këtij subjekti politik, ajo ka qenë deputete në dy legjislatura, ministre e Integrimit Europian dhe zëvendësministre e ministre e Jashtme në detyrë.

Top Channel