“Të notosh në këtë pishinë do të jetë një eksperiencë unike, do t’ju duket sikur rrëshqisni në ajër në qendër të Londrës. Dëshironim të realizonim diçka që nuk ëshë bërë kurrë më parë”. Kështu shprehet Sean Mulryan, kreu i firmës Ballymore Group, në projektin e shoqërisë së tij.

Një pishinë 25 metra e gjatë, e vendosur në një xham 20 cm të trashë, pezull në ajër në 35 m lartësi. Ajo do të lidhë dy blloqe banimi të Embassy Gardens.

Blloku i banimit ndodhet në një zonë luksoze të Londrës, ku çmimi i një apartamenti luksi në këto ndërtesa shkon deri në 1 milionë euro. Projekti i ideuar nga grupi i arkitektëve londinezë të HAL do të përfundojë rreth 2017-tës dhe do të përfshijë një zonë pushimi me SPA dhe lokal për rezidentët.

FOTO GALERI
1/4
Pishina prej xhami do të jetë në një lartësi prej 35 metrash

Top Channel