Britani-Iran, këtë fundjavë rihapen ambasadat në kryeqytetet respektive

20/08/2015 00:00

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, edhe zyrtarisht do të rihapë Amabsadën e vendit të tij në Teheran këtë fundjavë, gati 4 vite pasi u mbyll pas sulmeve të një turme njerëzish.

Edhe Ambasada iraniane në Londër do të rihapet në të njëjtën kohë, si rezultat i normalizimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Perëndimorëve pas arritjes së marrëveshjes për frenimin e programit bërthamor më 14 korrik.

Vizita e Hammond në Teheran, që është e para e një Sekretari të Jashtëm në 14 vite, vjen pas vizitave të ministrave të Jashtëm të Francës e Italisë, zv/kancelarit gjerman si dhe shefit të Politikës së Jashtmë të BE-së në këtë vend.

Ndërtesa e Ambasadës britanike në Teheran është rregulluar, pasi ajo u bë cak i sulmeve në nëntor të vitit 2011 nga një turmë që ishin të zemëruar me Britaninë për qëndrimin pro-sanksioneve për këtë vend.

Ata u ngjitën mureve të Ambasadës, dogjën flamurin briantik si dhe vodhën shumë gjëra.

Ambasadori i ri britanik në Teheran është zgjedhur, por akoma nuk është bërë publik emri i tij. Ndërkohë, deri në emërimin e tij, Ambasadën pritet ta udhëheq diplomatja Ajay Sharma, që do të ketë fillimisht një numër të vogël personash si pjesëtarë personeli.

Top Channel