Hamilton: Jeta ime tepër dinamike? Për momentin gjithçka shkon mirë

20/08/2015 00:00

Hamilton do të rikthehet në këtë pjesë të dytë të botërorit të Formula 1, me garën që do të zhvillohet këtë fundjavë në Spa Francorchamps të Belgjikës, duke u mbështetur në kryesimin bindës të kampionatit, edhe pse me vetëm 21 pikë nga shoku i skuadrës, njëkohësisht edhe rivali kryesor, Nico Rosberg, por ndihet në kushte perfekte për të fituar të dytin titull radhazi.

“Sforcot e bëra nga skuadra më inkurajojnë edhe më shumë të besoj se ky mund të jetë gjithashtu viti ynë. Duhet vetëm të jemi të përqendruar dhe ta mbajmë kokën ulur për të punuar vazhdimisht”, thotë piloti britanik.

Sa i përket ndryshimeve që do të bëhen në Spa, anglezi bie në të njëjtën mendje me Raikkonenin. “Edhe unë do të doja të riktheheshim në versionin e vjetër me kthesën e quajtur ‘Bus Stop Chicane’, edhe pse unë nuk kam garuar kurrë dhe e kam parë vetëm nëpër videolojëra, por më duket tepër tërheqëse”.

Në fund ka edhe diçka për të thënë ndaj atyre që e kritikojnë për stilin e jetës, tepër dinamik kur bëhet fjalë jashtë pistave të Formula 1. “Nuk besoj se kam një stil jetese si të një superylli, pak relaksuese dhe tepër stresuese. Për momentin gjërat po shkojnë shumë mirë dhe nuk shoh arsye përse duhet të shqetësohem”.

Top Channel