“Çmenduri” në Europa League, përmbysje spektakolare e Dortmundit, por jo vetëm…

20/08/2015 00:00

Një mbrëmje e “çmendur” në Europa League. Përmbysje spektakolare e Dortmundit në Norvegji, nga 3-0 në 3-4. Athletic Bilbao udhëhiqte 0-2 në pjesën e parë, ndërsa në fund Zilina fitoi 3-2. Edhe AZ Alkmaar shënoi dy herë në Rumani ndaj Astra Giurgiu, por rezultati u përmbys në 3-2 nga vendasit.

Brenda 22 minutave të para, Dortmund-i gjendet në disavantazh të 3 golave në Norvegji ndaj Odd BK, por vendosmëria e gjermanëve bëri që rezultati përfundimtar i ndeshjes të ishte 3-4 në favorin e tyre. Për verdhezinjtë Aubameyang shënoi dy gola, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Kagawa dhe Henrikh Mkhitaryan.

Një përmbysje e madhe ndodhi edhe në Sllovaki, ku spanjollët e Bilbaos shënuan 2 herë në pjesën e parë, ndërsa 45 minutat e dyta të ndeshjes ishin për t’u harruar për fituesit e Superkupës në Spanjë. Vendasit shënuan dy herë deri në minutën e 77, duke barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e 4 të shtesës shënuan edhe golin e fitores. 

Një fitore të pastër, mbrëmjen e së enjtes arriti Paoku i Ergys Kaçes, të cilët fituan 5-0 në ndeshjen e parë ndaj danezëve të Broendby.

Ndeshjet e kthimit të fazës së katërt të Europa League, ku do të vendosen ekipet që do të kalojnë në fazën e grupeve, do të zhvillohen të enjten e javës së ardhshme.

Rezultatet e ndeshjeve të së enjtes në Europa League

Astra Giurgiu-AZ Alkmaar 3-2
Dinamo Minsk-Salzburg 2-0
FK Qabala-Panathinaikos 0-0
Ajax-Jablonec 1-0
FC Krasnodar-HJK 5-1
Liberec-Hajduk Split 1-0
Molde-Standard Liege 2-0
PAOK Thessaloniki FC – Broendby IF 5-0
Sparta Prague -Thun 3-1
Zorya-Legia Warszawa 0-1
FC Milsami Orhei – Saint-Etienne 1-1
Atromitos – Fenerbahce 0-1
Rabotnicki – Rubin Kazan 1-1
Steaua Bucuresti – Rosenborg 0-3
Young Boys – Qarabag FK 0-1
Zilina – Athletic Bilbao 3-2
Altach – Belenenses 0-1
Bordeaux – Kairat Almaty 1-0
Odd Ballklubb – Borussia Dortmund 3-4
Viktoria Plzen – Vojvodina 3-0
Lech Poznan – Videoton FC 3-0
Southampton – FC Midtjylland 1-1

Top Channel