Rinas, anulohet fluturimi i orës 21:05 nga Tirana në Londër; vonesa në atë drejt Bergamos

20/08/2015 00:00

Vonesat e mbërritjes së dy avionëve nga Roma dhe nga Londra kanë detyruar autoritetet e aeroportit të Rinasit të anulojnë fluturimin e orës 21:05 nga Tirana në Londër, ndërsa raportohet se fluturimi drejt Bergamos do të ketë vonesa.

Fillimisht, autoritetet e aeroportin bënë të ditur se do të kishte vonesa në këto dy fluturime, por më pas u njoftua se fluturimi drejt Londrës i orës 21:05 do të anulohet. Ndërsa, Tirana International Airport ka bërë të ditur se fluturimi drejt Bergamos i orës 21:25 është shtyrë për në 23:30.

Raportohet se pasagjerët, të cilët do të fluturonin për në Londër, janë lajmëruar të tërheqin sërish bagazhet e tyre.

Më vonë është bërë e ditur se edhe fluturimi nga Londra për në Tiranë është anuluar, ndërsa për këtë ende nuk ka shpjegime.

Top Channel