SHBA, të shtëna me armë pas një ndeshje basketbolli, 3 të vrarë

21/08/2015 00:00

Tre të vrarë dhe 4 të plagosur është bilanci i të shtënave pas një ndeshje basketbolli në Rochster, Nju Jork.

Shefi i policisë së Rochester, Michael Ciminelli, tha se të shtënat kanë ardhur nga një makinë, nga e cila është qëlluar në drejtim të një turme që po largohej pas ndeshjes së basketbollit.

Autoritetet kanë identifikuar njërin prej viktimave, i cili është një 17-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës nga 20 deri në 29 vjeç.

“Nga të dhënat e para, konflikti nuk ka nisur gjatë ndeshjes së basketbollit, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Michael Ciminelli.

Ndërsa, Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se autoritetet lokale po punojnë për të vënë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.

Top Channel