Izraeli reagon ndaj sulmit me raketa, bombardime në Lartësitë Golan

21/08/2015 00:00

Izraeli ka reaguar menjëherë pas raketës që ra në një fshat në veri të vendit, për të cilët janë akuzuar “xhihadistët islamikë të sponsorizuar nga Irani”.

Një avion ushtarak izraelit bombardoi një ndërtesë në Lartësitë Golan. Televizioni shtetëror sirian tha se raketat goditën një qendër të transportit dhe një ndërtesë në Quneitra. 

Zyrtarët izraelitë fajësuan xhihadistët islamikë palestinezë për lëshimin e raketës, por kjo u mohua menjëherë nga këta të fundit. Ndërsa më pas, në një deklaratë të lëshuar nga ushtria izraelite thuhej se “raketa që goditi rajonin e Galilee-s është nisur nga Lartësitë Golan në Siri, nga xhihadistët islamikë, që sponsorizohen nga Irani”.

Më tej në deklaratë thuhej se “Izraeli e konsideron përgjegjëse qeverinë siriane për sulmet që vijnë nga territori i saj”.

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane, Sana, konfirmoi sulmin izraelit, por tha se fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Një prej liderëve të xhihadistëve mohoi se është qëlluar me raketa në territorin e Izraelit.

Situata në Lartësitë Golan ka qenë kryesisht e qetë që prej luftës së vitit 2006 mes Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah.

Izraeli pushtoi zonën perëndimore të Lartësive Golan në luftën e vitit 1967 duke e aneksuar atë, një veprim që nuk është njohur nga ndërkombëtarët.

Top Channel