Kim Jong Un shpall gjendjen e luftës në kufirin me Korenë e Jugut

21/08/2015 00:00

Koreja e Veriut ka vendosur në gjendje gatishmërie trupat ushtarake në kufirin me Korenë e Jugut, pas shkëmbimit të zjarrit të raportuar së fundmi në kufirin jeshill mes dy vendeve.

Mediat shtetërore në Penian publikoi urdhrin e dhënë nga udhëheqësi i Penianit, Kim Jong Un, i cili ka deklaruar gjysmë-gjendjen e luftës, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur ditën e enjte.

Peniani kërcënoi me ndërmarrjen e sulmeve konkrete nëse Seuli nuk ndërpret “propagandën” kundër veriut komunist.

Në javët e fundit është rritur shumë tensioni në Gadishullin Korean, pasi dy ushtarë koreanojugorë u plagosën rëndë nga disa mina të vendosura në atë që njihet si zona e gjelbërt, një zonë e demilitarizuar në kufirin mes dy vendeve, e vendosur që prej shpalljes së armëpushimit.

Koreja e Jugut akuzoi Korenë e Veriut për vendosjen e minave, por kjo akuzë nuk është pranuar nga Peniani.

Korea e Veriut ka lëshuar një predhë drejt Koresë së Jugut. Lajmin e bën të ditur CNN, që bazohet në një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Kundërpëgjigja e koreanojugorëve nuk ka vonuar, pasi mësohet që drejt zonës nga erdhi predha koreanoveriore, u lëshuan 12 “predha jugore”.

Në javët e fundit është rritur shumë tensioni në Gadishullin Korean, pasi dy ushtarë koreanojugorë u plagosën rëndë nga disa mina të vendosura në një zonë joushtarake.

Korea e Jugut akuzoi Korenë e Veriut për vendosjen e minave, por kjo akuzë nuk është pranuar nga veriorët.

Top Channel