Durrës, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje

21/08/2015 00:00

Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Enidor Dedja, nga Shijaku, më 23 shkurt të këtij viti, në sportelin e zyrave të informacionit të ALUIZNI-t, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të F. G., 41 vjeç. Ky i fundit morri plagë të lehta.

Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj Dedjes masën arrest me burg, në akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel