64-vjeçari padit bashkëjetuesen 39 vjeçe: Më dhunon!

21/08/2015 00:00

Një 64-vjeçar, banor i kryeqytetit është ka paditur bashkëjetuesen e tij 39-vjeçare për dhunë fizike dhe psikologjike, duke kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Padia është ngritur nga shtetasi me inicialet V.Sh., i cili akuzon bashkëjetuesen e tij, 39-vjeçaren me inicialet E.Ç., për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar në më shumë se një rast.

Policia e Tiranës njofton se materialet në fjalë i kaluan Gjykatës së Tiranës për procedim të mëtejshme.

Top Channel