J Law kryeson listën e aktoreve më të paguara

21/08/2015 00:00

Çmimin Oscar e mori me rolin e saj në komedinë “Silver Linings Playbook”, por më shumë se roli në këtë film, të ardhurat dhe famën i ka siguruar nga “The Hunger Games”.

Jennifer Lawrence kryeson listën e aktoreve më të paguara të momentit. Revista Forbes publikoi renditjen e aktoreve që kanë siguruar shumat më të majme në 12 muajt e fundit.

J Law ka siguruar plot 52 milionë dollarë, duke lënë pas Scarlett Johansson me 35.5 milionë dollarë, Melissa McCarthy me 23 milionë, Fan Bingbing me 21 milionë dhe Jennifer Aniston me 16.5 milionë.

Anna Hathaway, Julia Roberts dhe Angelina Jolie janë tre emrat e tjerë që ndodhen në 10 aktoret që janë paguar më shumë në këtë periudhë. Në këtë listë, Fan Bingbing është e vetmja aktore joamerikane.

Lista e aktoreve më të paguara sipas Forbes:

1. Jennifer Lawrence, 52 milionë dollarë;
2. Scarlett Johansson, 35.5 milionë dollarë;
3. Melissa McCarthy, 23 milionë dollarë;
4. Fan Bingbing, 21 milionë dollarë;
5. Jennifer Aniston, 16.5 milionë dollarë;
6. Julia Roberts, 16 milionë dollarë;
7. Angelina Jolie, 15 milionë dollarë;
8. Reese Witherspoon, 15 milionë dollarë;
9. Anne Hathaway, 12 milionë dollarë;
10. Kristen Stewart, 12 milionë dollarë.

Top Channel