Aksioni i Bashkisë së Tiranës për riparimin e rrugëve

21/08/2015 00:00

Paralelisht me aksionin e pastrimit dhe atë të lirimit të hapësirave publike, Bashkia e Tiranës ka nisur edhe një tjetër aksion.

Bëhet fjalë për riparimin e rrugëve kryesore dhe atyre dytësore të kryeqytetit, ku puna zhvillohet me turne të plota.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga puna në orët e vona e punonjësve të bashkisë në riparimin e disa rrugëve.

“Një Tiranë bie në gjumë, teksa një Tiranë tjetër e turnit të tretë të Bashkisë del të riparojë rrugët çdo natë, gjer në agim”, shkruan Veliaj, duke u kërkuar ndjesë qytetarëve për devijimin e trafikut në orët e vona.

Top Channel