Fluksi i emigrantëve, Hahn: Maqedonia ka të drejtë t’i kontrollojë

21/08/2015 00:00

Në përputhje me ligjet ndërkombëtare, Maqedonia ka të drejtë t’i kontrollojë njerëzit të cilët duan të hyjnë në territorin e saj dhe t’u ndalojë hyrjen atyre të cilëve nuk i plotësojnë kushtet.

Kjo ka qenë deklarata që ka ardhur nga zyra e Eurokomisionerit, Johannes Hahn pas shpalljes së gjendjes së krizës nga Maqedonia për shkak të fluksit të madh të emigrantëve në këtë vend.

“Komisioni e di se qeveria ka shpall gjendje krize në kufirin e Jugut dhe të Veriut. Komisioni është i gatshëm që të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë humanitare Maqedonisë”, vazhdon deklarata.

Nga komisioni gjithashtu kanë rikujtuar se BE-ja deri më tani i ka dhënë Maqedonisë rreth 90.656 euro si formë ndihme, kur ajo u godit nga vala e parë e emigrantëve.

Top Channel