Pepe rinovon me Realin deri në vitin 2017

21/08/2015 00:00

Real Madrid ka njoftuar me anë të një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e internetit të klubit se i ka rinovuar kontratën mbrojtësit Pepe deri në vitin 2017.

Futbollisti portugez, i cili ka ardhur te Reali në vitin 2007 i blerë nga Porto për 30 milionë euro, nis sezonin e nëntë me fanelën e Realit.

Gjatë kësaj vere, Real Madrid i rinovoi kontratën edhe dy mbrojtësve të tjerë: brazilianit Marcelo deri në vitin 2019 dhe spanjollit Carvajal deri në vitin 2020.

Top Channel