Çiftit “gay” i mungon nusja? Ja zgjidhja

21/08/2015 00:00

Dasma nuk quhet e plotë nëse nuk është nusja me fustan të bardhë, dhe një çift homoseksualësh ishin të vendosur që të mos u mungonte.

Deri Rogers, 28 vjeç dhe partneri i tij Ben Wood, 25 vjeç kanë bërë një zgjedhje unike për të realizuar fotot e dasmës duke i kërkuar shoqërueseve të vishen me fustanë të bardhë. Dhe çifti i lumtur nga Uellsi patën plot 10 mikesha, në vend të dy ose tre.

“Duke qënë një martesë homoseksualësh ne nuk do të kishim një fustan të mahnitshëm të bardhë si në dasmat e tjera. Mendova se çdo dasmë do fustanin e nuses, kështu që pse jo 10?”, thotë Deri.

Top Channel