Bisedimet Prishtinë-Beograd, takimi i radhës më 25 gusht

21/08/2015 00:00

Raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Begorad do të mbahet më 25 gusht. Data është konfirmuar edhe nga Bashkimi Europian, përmes një deklarate të lëshuar ditën e premte.

Takimi që do të mbahet në nivel kryeministrash, mes Isa Mustafës dhe Alkesandër Vuçiç, pritet të finalizojë disa marrëveshje shumë të rëndësishme për të dy palët.

“Palët pritet të arrijnë akord për çështjet si energjia, telekomi, krijimi i Asosacionit të Komunave Serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes në urën e Mitrovicës”, thuhet në deklaratë.

Dialogu do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Top Channel