Christian Bale në rolin e Enzo Ferrarit

21/08/2015 00:00

Në filmin e tij të ardhshëm, Christian Bale do të interpretojë Enzo Ferrarin, dizenjuesin e makinës më të famshme në botë, Ferrarit. Sipas ‘Deadline’, filmi biografik që ende nuk ka një emër do të ketë regjinë e Michael Mann.

Filmi do të vendoset në vitet ’50, kur Enzo ishte në të pesëdhjetat, dhe do të tregojë ngritjen e Ferrarit si një automjet luksi.

Mann është shumë i lidhur me makinën italiane. Ai ka bërë regjinë e një videoje promocionale për makinën sportive Ferrari California në vitin 2008 dhe ka garuar në Ferrari Challenge, një kompeticion që është vetëm për ata të pasur që zotërojnë një Ferrari.

Top Channel