Rrogozhinë, asgjësohen 6500 rrënjë kanabis sativa

21/08/2015 00:00

Policia e Kavajës ka asgjësuar 6500 rrënjë kanabis sativa, dhe 12 thashe me të njëjtën lëndë të tharë. Operacioni është zhvilluar në fshatin Zambishtë të Rrogozhinës, në afërs të vendit të quajtur “Gryka e Cekeve”.

Aktualisht, policia ka nisur hetimet për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e poseduesve.

Top Channel