Prizren, policia bastis lokalin, sekuestron armë e municione

21/08/2015 00:00

Policia ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në një lokal nate në Prizren me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta të llojeve të ndryshme, një pushkë gjysmë automatike 20-she, sasi e municioneve dhe lëndë që dyshohet të jetë substancë narkotike.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete. Gjatë bastisjes të pranishëm kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë kryer punën e tyre.

Gjatë hetimit të rastit policia ka vërejtur se objekti furnizohej ilegalisht me energji elektrike dhe për ketë është informuar njësiti i KEDS-it të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar gjetjet e policisë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona, katër meshkuj dhe një femër.

Ky aksion u ndërmorr në vazhdën e hetimit të një rrahjeje të ndodhur ditë më parë në ambientet e një biznesi privat në Prizren, me qëllim të gjetjes së provave materiale.

Top Channel