I shpërthen goma me 306 km/h, Nico Rosberg shpëton pa u përplasur

21/08/2015 00:00

Nico Rosberg pësoi një aksident të frikshëm gjatë sesionit të dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Belgjikës.

Kur duhej edhe gjysmë ore nga fundi i tyre, goma e pasme e Mercedesit të gjermanit shpërtheu, duke bërë që makina të rrotullohej rreth vetes, por fatmirësisht pa u përplasur me barrierat mbrojtëse të pistës.

Në momentin e aksidentit, Rosberg ishte me 306 km/h.

“Ndodhi papritur. Nuk është bukur të humbasësh kontrollin e makinës kur je me 306 km/h. Pata fat që nuk u përplasa me muret”, tha Rosberg.

Top Channel