Shkon në spital se i ngec dinosauri lodër brenda

21/08/2015 00:00

Një grua angleze u paraqit në spital për një problem shumë të çuditshëm dhe të sikletshëm: duhet të hiqte nga vagina e saj një dinosaur lodër.

Gruaja e paidentifikuar, rreth të dyzetave, i tha mjekëve se po luante me lodrat e djalit, kur dinosauri i ngeci…

Dinosauri lodër ishte 5 centimetër i gjatë dhe u hoq me anë të pincave. Kjo ngjarje është treguar nga një studente që po bënte praktikën në spital.

Pas këtij rasti, ja këshilla e mjekut: “Nuk i rekomandoj askujt të përdorë lodrat e fëmijëve gjatë aktivitetit seksual, por nëse zgjidhni t’i përdorni, ju këshilloj të blini një dinosaur tuajin dhe ta fusni në prezervativ, ose të paktën lidhini te këmba një spango”.

Top Channel