Ajo është në Los Anxhelos për të promovuar këngën e re në bashkëpunim me Chris Brown, por Rita Ora ka shpenzuar pak kohë edhe në një sallon bukurie, pasi ka ndryshuar sërish ngjyrën e flokëve.

Vetëm 24 orë pas u fotografua me flokët rozë dhe blu, këngëtarja e hitit “Poision” është shfaqur me flokët bjonde derisa po ecte në Hollywood-in Perëndimor.

Ndërkohë, Rita është duke shijuar suksesin e videoklipit “Body on me”, ku tashmë ka kaluar mbi 6 milionë shikime në Youtube për vetëm tre ditë.

Skenat në këtë videoklip kanë bërë që shumë media rozë të ngrejnë dyshime për një romancë të re, por mendohet se Rita aktualisht është duke u shoqëruar me reperin tjetër, Wiz Khalifa.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel