Chloe Goodman, seksi në Majorka

21/08/2015 00:00

Ditë më parë u raportua se Zyan Malik, ish-pjesëtar i One Direction, i ka dërguar mesazhe flirtimi Chloe Goodman, pas ndarjes me Perrie Edwards muajin e kaluar dhe tani e kuptojmë pse.

Ish-banorja e Big Brother tregoi se është në formë të mirë, kur u shfaq së fundmi me bikini ngjyrë ari në plazhin e Majorkas.

Pas lajmit se ajo ka qenë në kontakt me Zayn, thuhet se ka marrë disa kërcënime me vdekje, ndërsa është larguar për të bërë pak pushime.

Një mike e Chloe raportohet të ketë thënë se 21-vjeçarja është shokuar me mesazhin e Malik. “Chloe ishte e shokuar nga mesazhi. Ajo e dinte se Zayn sapo ishte ndarë nga Perrie dhe s’mund ta besonte se ai kishte hedhur sytë diku tjetër”, citohet mikja e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel