F1, Rosberg dominon të premten e Çmimit të Madh të Belgjikës

21/08/2015 00:00

Nico Rosberg ishte piloti më i shpejtë në të dyja sesionet e provave të lira të Çmimit të Madh të Belgjikës, gara e 11 e Botërorit të Formulës 1.

Piloti gjerman i Mercedesit regjistroi kohën 1’49”385, duke lënë pas me 3 të dhjetat shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

Menjëherë pas makinave Mercedes u renditën ato Red Bull, me Ricciardo dhe Kvyat.

Përsa i përket pilotëve të Ferrarit, Kimi Raikkonen e mbylli sesionin e dytë të provave të lira në vend të pestë, ndërsa Sebastian Vettel në vend të dhjetë.

Top Channel