F1, Hamilton: Rosberg është shumë i shpejtë

21/08/2015 00:00

Lewis Hamilton pranoi se shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg është “shumë i shpejtë” në pistën belge të Spa Francorchamps dhe tha se do i duhet shumë punë për t’i mbajtur ritmin në provat zyrtare dhe në garë.

“Nico është shumë i shpejtë dhe duhet të shoh se ku mund t’i fitoj kohë. Ferrari dhe Red Bulli duket se na janë afruar, kështu që pres një garë të luftuar dhe duhet të jemi të përgatitur”, tha britaniku i Mercedesit.

Kampioni në fuqi shprehu edhe gëzimin e tij për faktin se aksidenti që pësoi Nico Rosberg nuk pati asnjë pasojë: “Fatmirësisht nuk u dëmtua. Skuadra po e heton këtë aksident së bashku me Pirelli-n. Në mënyrë që të japësh maksimumin në garë duhet të kesh besim te makina dhe te gomat”.

Top Channel