Irak, vritet numri 2 i ISIS. Shtëpia e Bardhë: Do të ndikojë negativisht tek ekstremistët

21/08/2015 00:00

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nënkryetari i Shtetit Islamik, Fadhil Ahmad al-Hayali është vrarë në veri të Irakut gjatë një aksioni të forcave ajrore të SHBA-ve.

Hayali, i cili gjithashtu ishte i njohur si Hajji Mutazz, është përshkruar nga zyrtarët amerikanë si njeriu u dytë në zinxhirin komandues të grupit.

Ata thanë se ai është vrarë gjatë një sulmi në makinën e tij në Mosul, në fillim të kësaj jave.

Sipas deklaratës së Këshillimit Kombëtar të Sigurimit të SHBA-ve, Hayal ishte koordinator për transportimin e armëve, eksplozivëve, mjeteve dhe njerëzve nga Iraku në Siri dhe anasjelltas.

Hayal gjithashtu ishte përgjegjës për organizimin e disa sulmeve të ISIS, prandaj vdekja e tij do të ndikojë negativisht te kjo organizatë terroriste, pasi ndikimi i tij shtrihej edhe në organizimine operacioneve, media, logjistikë dhe financa.

Top Channel