SHBA, të shtëna me armë në një ndërtesë federale në Manhatan, një i vrarë dhe një i plagosur

22/08/2015 00:00

Një person u vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave në një ndërtesë federale në jug të Manhatanit gjatë së premtes. Ngjarja është konfirmuar nga policia e Nju Jorkut.

Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se të shtënat nisën në një ndërtesë ku ndodhet një gjykatë e emigracionit.

Një nga personat e qëlluar ishte oficer i sigurimit në ndërtesë, raporton “Wall Street Journal”, që citon një zyrtar të paidentifikuar.

Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë vetëvrarë, ndërsa forca të shumta policore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Top Channel