Mesazhi në shishe lundroi më shumë se 108 vjet, gjendet në ishullin gjerman

22/08/2015 00:00

Një shishe e mbyllur, me një mesazh brenda saj, është gjetur gati 108 vjet pasi ajo është hedhur në det.

Shishja është lëshuar në Detin e Veriut mes viteve 1904 dhe 1906 dhe personi që e ka gjetur atë është ish-postierja Marianne Winkler, në ujërat e ftohta të ishullit gjerman Amurum.

Pasi e ka marrë, kishte arritur të lexonte fillimisht: “Thyejeni shishen”. Por gruaja nuk mund të mendonte se kishte në duar frytin e një eksperimenti të largët shkencor që mund të përfundojë në librat “Guiness”.

Në letër, e shkruar në anglisht, holandisht dhe gjermanisht, kërkohej të njoftohej vendi dhe data e gjetjes së objektit dhe t’i dërgohej gjithçka “Marine Biological Association” të Plymouth-it, në Angli për të marrë si shpërblim një monedhë dhe gruaja kështu bëri ku mori si shpërblim një monedhë të vjetër angleze.

Shishja e gjetur në brigjet e ishullit gjerman nga gruaja, nuk është e vetmja e lëshuar në ato vite, edhe rreth 1000 të ngjashme janë hedhur në Detin e Veriut gjatë një studimi shkencor mbi rrymat detare.

Winkler nuk kënaqet nga monedha e premtuar: i ka kërkuar drejtuesve të çmimeve Guinness, njohjen për gjetjen e mesazhit më të vjetër mes atyre të hedhura në det, për të thyer rekordin në fuqi të një shisheje që ka lundruar për 98 vjet.

Top Channel