Po kërkonin për drogë, por…gjetën qenin e bllokuar në tub

22/08/2015 00:00

Nga një operacion antidrogë u kthye në një operacion për shpëtimin e qenit…gjithsesi përfundoi me sukses.

Policia e Phoenix në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte shkuar në një banesë për të ekzekutuar një urdhër kërkimi për drogë, por gjatë kërkimit ata gjetën një këlysh qeni që kishte ngecur në një tub.

Operacioni për shpëtimin e qenushit zgjati rreth 10 orë dhe në fund ai u ribashkua me nënën e tij.

Pas përvojës për shpëtimin e qenit është e paqartë nëse policët gjetën drogë në banesë.

Top Channel