Jemen, me dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore

22/08/2015 00:00

Me dhjetëra persona, shumë prej tyre civilë, mbetën të vrarë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në jugperëndim të Jemenit, në qytetin e Taizit.

Lajmi është bërë i ditur nga një organizatë për ndihma, si dhe u raportua edhe nga media e kontrolluar nga rebelët Houthi.

Shumë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe shumë prej të plagosurve nuk u arritën të dërgoheshin në spitale, duke ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.

Agjencia e lajmeve SABA, e cila është kontrolluar nga lëvizja Houthi, tha se sulmet ajrore kishin si shënjestër pallatin Taiz dhe lagje Sala, e cila dominohet nga popullsia Houhti.

Top Channel