Ekstradohet nga Greqia Kozma Laçka, i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge

22/08/2015 00:00

Një 34-vjeçar i dënuar me 10 vjet burg është ekstraduar nga Athina. Kozma Laçka, nga Pogradeci është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.

Më 20 korrik të 2009, gjykata e shpalli atë fajtor duke e dënuar me 10 vjet burg. Kozma Laçka merrej me organizimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë në vitin 2006. Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe asaj të Athinës u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Top Channel