Operacionet antikanabis, asgjësohen mbi 11 mijë rrënjë; procedohen edhe dy kryepleq

22/08/2015 00:00

Policia e Shtetit vijon aksionet antikanabis në të gjithë vendin, ku vetëm në 24 orët e fundit janë asgjësuar 11067 bimë narkotike. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar edhe dy persona.

Konkretisht, në Shkodër janë arrestuar Ndrek Leka dhe Gjovalin Mali për kultivimin e hashashit në fshatin Pylaj.

Në kavajë janë proceduar në gjendje të lirë dy kryepleq të dy fshatrave Zambishtë dhe Çeke, B. B. dhe A. M., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Një ditë më parë, në këto fshatra u asgjësuan 7090 rrënjë bimë narkotike dhe u sekuestrua 100 kg. marijuanë.

Operacionet vijuan më pas në Shkodër, Tepelenë, Vlorë, Krujë e Bulqizë.

Top Channel