Vidhnin vendet e shenjta, arrestohen 4 persona në Devoll

22/08/2015 00:00

Katër persona janë arrestuar nga policia e Devollit, pasi kanë vjedhur para në vende të konsideruara të shenjta. Burime zyrtare bëjnë të ditur se tre prej tyre kanë tentuar të vjedhin një vend të shenjtë në fshatin Nikolicë, dhe një i katërt në fshatin Pirg.

Mustafa Nexhipi, 27 vjeç, Ismail Matja, 49 vjeç, dhe Arben Dangaj, 47 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi vodhën në bashkëpunin një sasi parash në një vend të fshehtë në fshatin Nikolicë të Devollit.

Ndërkaq, në fshatin Pirg të Korçës u arrestua 20-vjeçari Besnik Shkëmbi. Gjatë natës dyshohet se ai ka vjedhur një sasi prej 20 mijë lekësh në Tyrben e fshatit. Mbi të riun rëndon akuza e vjedhjes.

Top Channel