“Pekini 2015”, eliminohet Luiza Gega

22/08/2015 00:00

Luiza Gega, e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në Botërorin e Atletikës “Pekin 2015”, u eliminua në garën e 1500 metrave, disiplina e vetme ku po konkuronte.

Paraqitja në kualifikuese ka qenë larg rekordit kombëtar të mbajtur nga Gega. Atletja kuqezi garoi në baterinë e tretë, më e vështira për nga emrat që konkurronin, duke nisur nga Dibaba e Etiopisë, Kipeyegon e Kenias, marokenia Arafi dhe holandezja Koster.

Luiza Gega e nisi mjaft mirë konkurimin, duke kryesuar në 400 dhe 800 metrat e para. Por, kjo taktikë i kushtoi shtrenjtë për gjysmën e mbetur të garës.

Shqiptarja arriti e dhjeta, pozicion që përkthehet e parafundit në finish në baterinë e saj, me kohën 4 minuta, 9 sekonda e 36 të qindtat. Me këtë paraqitje u klasifikua në vendin 21, nga 35 atlete në renditjen e përgjithshme.

Kampionia kuqezi detyrohet t’i shikojë tashmë si spektatore gjysmëfinalet e 1500 metrave, edhe pse e nisi aventurën në Botërorin e Atletikës me objektivin të ishte mes finalistëve.

Top Channel