Pastrimi i Vlorës pas përmbytjes, Leli vijon inspektimet

22/08/2015 00:00

Kryetari i bashkisë se Vlorës Dritan Leli, prej ditës që ka ndodhur përmbytja ka ndjekur nga afër mirmbajtjen dhe pastrimin e qytetit.

Edhe sot që në oret e para, pra rreth orës 5.30, Leli ka dal për të inspektuar punën e bërë nga firma e pastrimit, e cila vazhdonte të pastronte rrugët nga mbeturinat dhe balta.

Jashtë kamerës Leli ka shprehur kënaqësinë për pastrimin që ka kryer kjo firmë, si dhe është shprehur që pastërtia e qytetit është primare për mua. Që nga mbeturinat që nuk do të digjen më, deri tek rrugët dhe rrugicat të cilat kanë qënë të pushtuara nga pluhuri dhe balta, Vlora nuk do të jetë më e tillë.

Top Channel