Cincinnati, Federer-Murray në gjysmëfinale

22/08/2015 00:00

Roger Federer përballë Andy Murray-t dhe Alexandr Dolgopolov përballë Novak Djokoviç, këto janë dy gjysmëfinalet e turneut amerikan në çimento “Masters 1000”.

Federer kaloi në gjysmëfinale pasi mposhti spanjollin Feliciano Lopez me rezultatin 6-3, 6-4 në vetëm një orë lojë. Ndërkohë, kundërshtari i ardhshëm i zviceranit, Andy Murray kaloi francezin Richard Gasquet në tre sete, me rezultatin 4-6, 6-1, 6-4.

Murray regjistroi fitoren e 56-të në këtë vit kalendarit, duke arritur më tepër suksese se çdo tesnist tjetër.

Surpriza e këtij edicioni ishte ukrainasi Alexandr Dolgopolov, i cili e nisi konkurrimin nga ndeshjet kualifikuese dhe arriti mes katër më të mirëve të turneut amerikan.

Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë serbi Novak Djokovic. Numri 1 në botë mposhti në 63 minuta Stan Ëaërinka-n me rezultatin 6-4, 6-1.

Duke vlerësuar edhe rivalin jo të nivelit të lart, Djokovic synon finalen në Cincinati dhe titullin e vetëm të “Masters 1000″ që i mungon në koleksionin e jashtëzakonshëm të triumfeve.

Top Channel