Nëse ke një libër, s’ke nevojë për biletë autobusi

22/08/2015 00:00

Në autobus pa biletë? Në Cluj-Napoca të Rumanisë nuk gjobitesh, nëse ke një libër me vete.

Ideja e të riut Victor Miron, një nxitës i bindur i leximit, ka marrë jetë në bashkëpunim me kryebashkiakun e qytetit. Qëllimi është të inkurajohen sa më shumë qytetarët që t’i kthehen librit.

Më 23 prill, në Ditën ndërkombëtare të Librit, Miron arriti t’i bindte autoritetetet që të gjithë personat e paraqitur me një libër në dorë të hynin falas në kopshtin botanik të Kluzhit.

Po kështu, ata që vendosin një libër në fotografinë e profilit të tyre në Facebook, mund të përfitojnë ulje në disa dyqane të qytetit.

Vetë Miron shprehet i bindur se është më e lehtë të inkurajosh dikë të lexojë duke e shpërblyer veprimin e tij, se sa të shpenzosh kohën duke kritikuar personat që nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Top Channel