Kur e ëma i shkroi një 27-vjeçari një tufë të madhe me shënime para se të largohej me pushime, përfshi dhe paralajmërimin e rrezikut nga tualeti i katit të dytë, nuk e mendoi se ato do të shpërndaheshin në internet.

Por kur Martyn Het, një shef ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun në Stockport, Greater Manchester, pa 13 shënimet e të ëmës, nuk i rezistoi shpërndarjes së tyre në Facebook.

“Kush e dinte që qënka kaq e komplikuar të qëndrosh në shtëpi? Faleminderit për shënimet mama”, ka shkruar ai pasi pa mesazhet e të ëmës, të quajtur Figen, para se të largohej në Turqi.

Në një shënim thuhet “tualeti i katit të dytë”, duke e paralajmëruar të mos mbyllte derën pasi mund të ngecte brenda.

Në një tjetër shënim për macen e shtëpisë, Misty, ajo shkruan: Dera e ballkonit në dhomën tënde të gjumit. Ki kujdes me macen!”.

Ai ka thënë për MailOnline se e ëma i ka lënë gjithë këto shënime pasi në të shkuarën ai ka kthyer shtëpinë përmbys teksa organizonte festa, dhe kjo në moshën 15-vjeçare. “Unë tashmë jam një i rritur i përgjegjshëm që kam shtëpinë time. Por në të shkuarën kur bëja festa shkatërroja gjithçka”, ka thënë Het.

Top Channel