I rrëmben dallga, shpëtojnë pesë persona tek Gjiri i Lalzit

22/08/2015 00:00

Emergjencat Civile kanë mundur të shpëtojnë në det pesë persona. Ngjarja ka ndodhur në Gjirin e Lalzit. Të pestë personat ishin duke u larë në det, kur për momentin i rrëmbeu dallga.

Ata janë identifikuar si Majlinda Hidri, 36 vjeçe, O. Hidri, 10 vjeç, O. Hidri, 10 vjeç, K. Hidri 16 vjeç, Alisa Muça, 21 vjeç. Aktualisht ata ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel