Britani, avioni rrëzohet gjatë shfaqjes, 7 të vdekur

22/08/2015 00:00

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen kur një avion Hawker Hunter u rrëzua mbi një rrugë me trafik duke goditur disa automjete gjatë një shfaqjeje ajrore në Shoreham të Anglisë.

Autoritetet britanike njoftojnë se të gjithë personat gjetën vdekjen e menjëhershme nga përplasja, ndërkohë që një tjetër ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Nga incidenti kanë mbetur të plagosur edhe 13 persona të tjerë.

Avioni u rrëzua në perëndim të qytetit Sussexit. Dëshmitarët thonë se avioni humbi kontrollin gjatë manovrave dhe u përplas në tokë.

Rreth 20 mijë spektatorë ndodheshin në afërsi të zonës kur ndodhi përplasja. Autoritetet e kontrollit ajror njoftuan nisjen e hetimeve për zbardhjen e shkaqeve të incidentit dhe përgjegjësisë nëse ka.

Avionët Hawker Hunter janë avionë ushtarakë të ushtrisë së Britanisë së Madhe të prezantuar fillimisht në vitin 1950. Në 2014, ata u tërhoqën nga ushtria dhe një pjesë e tyre u shit për shfaqje ajrore.

Top Channel