Mirditë, asgjësohen mbi 5300 bimë hashashi

22/08/2015 00:00

Policia e Mirditës ka asgjësuar mbi 5300 rrënjë bime narkotike të dyshuar hashash në një aksion të ndërmarrë në zonat e thella të rrethit.

Bima narkotike u gjet në afërsi të fshatit Kuzhnen pas informacioneve të marrë më herët në rrugë operative.

Forcat e policisë shkulën dhe asgjësuan me anë të djegies bimët narkotike, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të kultivuesve të bimës.

Aksioni u ndërmor në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të ndërmarrë në shkallë vendi nga Policia e Shtetit.

Top Channel