43-vjeçari i virgjër që humbi burrërinë në aksident

22/08/2015 00:00

Kur ishte gjashtë vjeç pësoi një aksident të frikshëm automobilistik, të cilit fatmirësisht i mbijetoi, por me një kosto të madhe; burrërinë.

Mohammed Abad humbi penisin e tij në përplasjen fatale dhe që prej asaj kohe u është nënshtruar 100 operacioneve për të rikthyer nderin në vend.

Përpjekjet e tij u finalizuan në moshën 43-vjeçare, kur mjekët e Kolegjit Universitar të Londrës i vendosën një penis bionik.

Pajisja seksuale është e ndërtuar nga dy tuba, që përdorin lëngjet e çliruara nga stomaku për të patur ereksion.

Megjithatë, ndryshe nga të tjerët, procesi i ereksionit për 43-vjeçarin nuk nis përmes “metodave tradicionale”. Atij i duhet që më parë të shtypë një buton, që mjekët ia kanë vendosur tek testikujt.

Ekipit të mjekëve që morën përsipër kryerjen e këtij operacioni iu deshën plot tre vite, ku përdorën lëkurën e marrë nga krahu i Mohammed për të ndërtuar penisin bionik dhe një operacion që zgjati plot 11 orë për vendosjen e tij.

“Kur kam dëshirë për pak aksion, për pak qejf duhet të shtyp butonin ‘ndezur’ dhe kur mbaroj një tjetër buton. Duhen vetëm pak sekonda”, thotë Mohammed.

43-vjeçari që banon në Edinburg të Skocisë prej pak kohësh është ‘single’. Ai thotë se ka pasur marrëdhënie me femra në jetën e tij, por asnjëherë një marrëdhënie të vërtetë dhe shprehet i lumtur që mjekët i mundësuan përjetimin e ndjesisë së penetrimit.

“Disa femra ndoshta do të duan ta provojnë”, thotë ai.

Top Channel